Favoritët nuk gabojnë, Barça deklason City-n

Barcelona ka triumfuar në derbin e mbrëmjes duke e mposhtur Manchester Cityn me rezultat 4:0, tri gola te Messit dhe një nga Neymar. Spektakolare ka qenë edhe Arsenal që e ka turpëruar Ludogoretsin me rezultat 6:0. Bayern Munich siç është pritur e mposhti PSV, derisa as PSG nuk ka gabuar ndaj Baselit (3:0). Me vështirësi por me meritë ka fituar edhe Atletico  Madrid që e mposhti Rostivin. Besiktasi e ka befasuar Napolin, derisa Benfica pa telashe në udhëtim e mundi Dinamon e Kievit. Borussia Monchengladbach nga Skocia është kthyer me tri pikë pasi e mposhti Celticun me rezultat 2:0.

 

 

…………….

 

Arsenal tash është 6:0, Ozil prapë shënon

 

…….

 

Arsenali ka shënuar edhe golin e pestë ndaj Ludogortsit duke e ngritur tash epërsinë në 5:0. Mesut Ozil është realizator edhe i golit të pestë. Në anën tjetër ka shënuar edhe Bayreni ndaj PSV 4:1.

 

………….

 

 

Lionel Messi nuk ka të ndalur sonte. AI ka shënuar edhe golin e tretë për Barcelonan për ta ngritur epërsinë në 3:0 ndaj Manchester Cityt.

….

Barcelona ka dyfishuar epërsinë tash është 2:0 me golin e dytë të shënuar nga Lionel Messi. Edhe PSg ka shënuar golin e dytë ndaj Baselit. Lucas Moura ka realizuar.

……………………….

 

Arsenali ka shënuar edhe golin e katër ndaj Ludogoretsit duke e bërë këtë ndeshje shumë të lehtë për vetë. Në anën tjetër Manchester City po luan me një lojtar më pakë përballë Barcelona-s pasi portieri Claudio Bravo u ndëshkua me karton të kuq. Bayerni tash është 3:1 ndaj PSV.

……

Kanë përfunduar 45 minutëshi i parë i ndeshjeve të Ligës së Kamponmëve që po zhvilohen në këto momente. Barcelona është në epërsi ndaj Manchester Cutyt me golin e Messit. Arsenali po udhëheq 3:0 ndaj Ludogorets. Bayern Munich po fiton 2:1, ndaj PSV-s. PSG 1:0 ndaj Baselit.  Benfica në udhëtim po e mposht Dinamo Kivein me rezultat 1:0. Në epërsi si skuadër mysafire është edhe Beshiktashi ndaj Napolit 2:1. Ndërsa te vetmet ndeshje pa gola janë Celtic – Borussia Monchengladbach dhe Rosov – ATletico Madrid.

 

…………………….

 

Theo Walcott ka shënuar golin e dytë për Arsenalin ndaj Ludogorest për ta ngritur epërsinë me rezultat 2:0.

 

………………………..

Kampionit të Francës, PSG i janë dashur 40 minuta lojë për të kaluar në epërsi ndaj kampionit të Zvicrës Basel. Aktualisht po luhet minuta e 42 rezultati është 1:0 për PSG me golin e shënuar nga Angel Di Maria.

………………………………….

Bayern Munich duket se do ta këtë shumë lehtë sonte përballë PSV pasi ka shënuar edhe golin e dytë. Po zhvillohet minuta e 22-të rezultati 2:0, derisa golin e dytë e ka shënuar Joshua Kimmich. PSV ka ngushtuar epersinë e Bayernit në 2:1