Geti dhe Marina anulojnë dasmën?

Reperi i njohur Getoar Selimi dhe moderatoja Marina Vjollca kishin bërë plan që më në fund ta finalizonin historinë e tyre të dashurisë me një ceremoni martesore këtë muaj.

Por, papritmas gjithçka mori kahje tjetër. Çifti nuk do të martohen këtë muaj megjithëse burime të afërta me çiftin kishin zbuluar këtë sekret për medait rozë, transmeton vskmedia!

Sipas të njëjtave burime, Geti dhe Marina kanë vendosur të martohen vitin tjetër, edhe pse data nuk është konfirmuar ende.