Ronaldo nënshkruan me super klubin e Evropës (FOTO)

Cristiano Ronaldo ka arritur marrëveshje për kontratë të re pesëvjeçare në Real Madrid, e cila do të zyrtarizohet në javët e ardhshme, sipas “Cadena SER”.

Menaxheri i tij, Jorge Mendes ka qenë në negociata me presidentin e klubit, Florentino Perez në lidhje me kontratën e re!

Ronaldo është aktualisht i lidhur me “Los Blancos” deri në qershor të vitit 2018.

Por, ish ylli i Manchester United është i gatshëm të konfirmojë të ardhmen e tij në Madrid duke shtuar edhe tri vjet në kontratën aktuale.

Me të, Ronaldo do të ketë kontratë me klubin deri më 2021.
capture-252