Rrëfimi i Rita Orës për aventurën e re në America’s Next Top Model (Foto)

Superylli shqiptar, Rita Ora, nga dhjetori do të jetë në ekranet amerikane.

Kjo për shkak se ajo do të jetë udhëheqëse e panelit të jurisë të spektaklit më të madh të të bukurisë dhe modelimit në Amerikë. Po ashtu, ajo do të jetë edhe në rolin e prezantueses në America’s Next Top Model.

Duke folur për revistën Paper, bukuroshja thotë se ajo vet ka qenë insistuese për këtë spektakël.

“Unë jam me fat që kam miq të tillë në industri, e mendova se ndoshta mund t’i telefonoj dhe të krijojmë një panel kredibil dhe t’i japim një perspektivë tjetër America’s Next Top Model, e pse jo të jem edhe prezantuese”, thekson Rita.

rita-paper-2

Rita është shfaqur elegante rrugëve të New Yorkut. Foto: FlameFlynet

Sidoqoftë, 25 vjeçarja është e përkushtuar që t’i japë një tjetër disponim spektaklit i cili kthehet në ekranet amerikane nga dhjetori. Rita thotë se modelimi nuk është vetëm të realizohet thjesht një fotografi.

LEXO EDHENuk do ta besonit, Rita Ora me një pamje krejt ndryshe! (Foto)

“Nuk jam këtu për t’i treguar se çka të bëjnë. Jam këtu që t’i tregoj se edhe ata mund ta bëjnë këtë. Unë jam shembull se si mund të arrihet kjo, sepse te unë ka funksionuar”.

 “Nuk mendoj se tash mjafton të bësh thjeshtë një foto”.

“Ne fokusohemi në atë se si të krijohet një bazë e fansave në rrjetet sociale, si të shtyhen njerëz që të të imitojnë. Kjo për mua është diferenca mes një modele të zakonshme dhe dikujt që është superyll”, shprehet Rita.

Edhe pse jo aktive me muzikë, Rita Ora duket e përkushtuar në angazhimet e saj për reklama dhe televizione, në një depërtim për të depërtuar në industrinë amerikane të shoubizit.
rita-paper-1