Sara Hoxha kështu e uron motrën Lorin për ditëlindje !

Trashëgimtaria e „Top Channel“, Lori Hoxha, feston ditën e saj të lindjes.

Një nga personat e parë që e ka uruar Lorin është edhe motra e saj më e vogël Sara, e cila përmes një postimi në „SnapChat“ i ka thënë së motrës disa fjalë zemre.

Ndonëse Sara është më e vogël ajo është ndier gjatë gjithë kohës si një mama për Lorin duke u përkujdesur për të. “Gëzuar ditëlindjen Lorush! Të dua më shumë seç e mendon ti. Ti do të mbetesh gjithnjë fëmija im i parë edhe pse jam më e vogël se ti.

Do të vazhdoj të bëj mamin për të dhe të të them kur merr një sërë kimikatesh në trupin tënd. Gjatë këtyre viteve ti je rritur në personin e mrekullueshëm që je sot, duke e ditur mjaft mirë se çfarë do të arrish dhe cila do të jesh.

Ne jemi të gjithë shumë krenarë për ty dhe të ngazëllyer që jemi pjesë e rrugëtimit tënd”, përfundon urimi i Sarës, e cila aktualisht është duke pritur fëmijën e saj të parë.

Këtë urim të veçantë e ka ndarë menjëherë edhe Lori në profilin e saj në „SnapChat“ duke shkruar se e do mjaft të motrën
ssss-1476865612-3650910