Sigal Prishtina turpërohet nga skuadra turke në FIBA Europe Cup

Sigal Prishtina ka pësuar humbje të thellë nga skuadra turke Demir në FIBA Europe Cup me rezultat 100:58

KB Sigal Prishtina ka pësuar edhe humbjen e katërt më radhë, kësaj radhe në FIBA Europe Cup nga skuadra turke Demir me rezultat të thellë 100:58.

Vendësit nga fillimi e deri në fund ishin dominues, duke mos i dhënë asnjë rast skuadrës së Prishtinës.

Demir nga çereku në çerek vazhdonte të rriste edhe më shumë epërsinë, duke fituar në fund me 42 pikë diferencë 100:58.