Sportistët kërkojnë përgjegjësi nga shteti që i la në lloç

FUTBOLLI YNË, EDHE PAS PRANIMIT NË UEFA E FIFA, VAZHDON TË LUHET NË BALTË

Pavarësisht ndërkombëtarizmit, niveli mbetet i njëjtë

Jemi në UEFA e FIFA, por në realitet jemi shumë larg tyre. Imazhet që dha java e 9-të e Vala Superligës së Kosovës, ku fushat e futbollit më shumë ngjasonin në ara të mbuluara nga balta sesa në ato të ndeshjes elitare të futbollit, tregojnë qartë se institucionet e kanë lënë anash plotësisht sportin dhe nuk brengosen shumë për të. Gjithsesi, sportistët po shpresojnë se pamjet e fundit sadopak do të ndikojnë në ndërgjegjen e tyre dhe do të fillojnë të investojnë seriozisht në infrastrukturë. Zhvillimi i një ndeshjeje në një fushë, çfarë pamë në Merdar, Kastriot e Skenderaj, është vërtet për të ardhur keq, pasi ajo ishte e rënduar nga balta dhe në çdo moment rrezikonte shëndetin e lojtarëve, të cilët pavarë- sisht këtyre kushteve vazhdojnë me vullnet të madh të punojnë, me shpresë se shumë shpjet edhe stadiumet tona do të shndërrohen në stadium ku mund të luhet një futboll atraktiv. Se sa pozitivë janë futbollistët kosovarë e dëshmon deklarata e lojtarit të Feronikelit, Behar Maliqi, i cili edhe ishte pjesë e ndeshjes Llapi – Feronikeli, e cila përveçqë u zhvillua në lloç ajo nuk e gjeti as fundin, pasi u ndërpre, për shkak të sulmit në gjyqtarë. „Gjërat nuk duhet të shihen vetëm zi. Gjithsesi, disa fusha as përafërsisht nuk i plotësojnë kushtet, por ka disa që i plotësojnë dhe ne po shpresojnë se edhe në ato ku nuk ka kushte do të intervenohet“, ka thënë Maliqi,