Zyrtare: Ismet Munishi, trajner i Dritës

Bardhekaltërit bëhen me trajnerin e tretë brenda këtij sezoni.

Drita ka zyrtarizuar Ismet Munishin si trajner të klubit. E gjithë kjo pas shkarkimit të boshnjakut Amir Alagiq.

Ky i fundit u shkarkua pas serisë negative të Dritës në Superligë.

Klubi gjilanas aktualisht me katër pikë gjendet në pozitën e fundit të renditjes tabelore të ligës elitare kosovare.

Kujtojmë se Drita e filli kampionatin nën drejtimin e Sadat Pajazitit, i cili u shkarkua për rezultate të dobëta.