Granit Xhaka “takohet” me aktorin e Bollywoodit (Foto)

Granit Xhaka është “takuar” me aktorin Shah Rukh Khan, por jo të vërtetin

Mesfushori shqiptar i Arsenalit, Granit Xhaka, gjatë ditës së sotme ka gjetur kohë që të shëtis në Londër dhe destinacioni i tij ka qenë të takohet me njerëz të mëdhenj me figura prej dylli.

Ai ka postuar një fotografi në rrjetet sociale me aktorin e njohur të Bollywoodit, Shah Rukh Khan, i cili në shikim të parë – nuk duket së është prej dylli.

“Duke kaluar kohën e lirë me shokun tim, Shah Rukh Khan”, ka shkruar në formë shakaje Granit Xhaka në rrjetet sociale.

14650584_552771428263130_1197888612193723060_n