Kim Kardashian shpenzon mbi 100 mijë dollarë për dhomën “antipanik” (Foto)

Duket se Kim Kardashian nuk e ka marrë ende veten pas grabitjes në Paris, ku persona të maskuar e lidhën atë në tualetin e hotelit dhe më pas i morën bizhuteri në vlerën e 11 milionë dollarëve.

Por tani ylli realiti shou ka vendosur që në shtëpinë e saj të ndërtojë një dhomë speciale kundër panikut dhe frikës.

Ajo ka vendosur që të paguajë sigurimin më të fortë i cili u takon zyrtarëve të lartë qeverisës.

Dhoma antipanik do të jetë e pajisur në çdo cep me kamera dhe do të jetë e ndërtuar që t’i mbijetojë zjarrit në mbi një mijë shkallë celsius dhe një tërmeti me magnitudë 7.0 shkallë.

Çmimi i saj mund të kushtojë mbi 100 mijë dollarë, megjithatë Kim nuk kursehet aspak kur vjen puna për sigurinë.
auto_tttttttttt1476977195
auto_6661476977199
auto_gtr1476977202