Dardan Gashi: Rama dëshiron të bëhet Gandi i Ballkanit në kurriz të Kosovës

Analisti Dardan Gashi ka thënë se Edi Rama po mundohet të bëhet Gandi i Ballkanit në kurriz të Kosovës.

“Sovraniteti është hera e parë që përfundon me Kombet e Bashkuara. Askund nuk thotë se anëtarësimi në Kombet e Bashkuara përcakton sovranitetin”, ka thënë ai si i ftuar në Zona e Debatit në Klan Kosova.

Gashi ka thënë se debati që është nxitur së fundmi Kosovë-Shqipëri, ekziston që 100 vjet.

 “Ajo çfarë më befason, me pyet Edi Ramën se çka është Hashim Thaçi, thotë se është kosovar. Shqiptarët e Shqipërisë na thonë kosovarë, a serbët për shembull na thonë shqiptar. Puna nuk është të frikësohemi nga Shqipëria, por prej vëllaut të vjen mërzi të bëhet këso lojëra, por jo nëse ato i bën Serbia”.