Kuq e zi në Poloni! (Foto)

Eva Longoria është parë me një veshje kuqezi, derisa prezantonte linjën e saj të veshjeve në Poloni,transmeton vskmedia!

Aktorja latine, e njohur më shumë për nga roli i saj në serinë “Desperate Housewives”, kishte shkuar me qëllim të promovimit të linjës së saj ekskluzive të veshjeve për firmat “The Limited” dhe “Posnania Mall” në Poznan. Koleksioni i saj ‚From Work to Wine‘ është dizajnuar që të ofrojë rroba të cilat mund të vishen në punë, por edhe gjatë daljeve, në mbrëmje. Bukuroshja zeshkane kishte veshur me këtë rast pantallona të zi dhe bluzë të kuqe klasike. Kuqezi? Po, po. Patriote, se jo mahi! Edhe pse vetë nuk e di këtë. Mjafton që ta dimë ne! Sido që të jetë, Eva e plotësoi këtë veshje me një palë sandalesh delikate të zeza dhe me vetëm pak stoli.

3988400c00000578-3854136-image-a-1_1476935623737

398840a200000578-3854136-image-a-2_1476935629958