Milani tenton goditjen e madhe nga Anglia

Milani është duke menduar që në afatin kalimtar të janarit të përforcohet me futbollistë cilësorë.

Skuadra kuqezi është duke menduar seriozisht për afatin e kalimeve në janar, teksa synon që të transferojë të rinj në moshë dhe me të ardhme të ndritur.
Emri më i fundit që del tek Milan në afatin kalimtar të janarit është i argjentinasit të Tottenham Hotspurs, Erik Lamela.

argjentinasi është në pronësi të Totenhamit, por një ofertë mund ta sillte atë në
Milano.

Ende nuk dihet oferta e kuqezinjve për argjentinasin e talentuar, por mediat britanike bëjnë me dije se Milanit i mungojnë edhe 15 milionë euro në këtë ofertë.

Aktualisht Tottenham Hotspurs e vlerëson rreth 35 milionë euro yllin e saj.