NEWS: Sulmohet gazetari i ‘’TV Telma’‘

Para disa minutave është sulmuar gazetari i Tv Telma, Pavle Belovski, në afërsi të objektit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë.

Gazetari ka qenë në orar pune dhe në një moment 32 vjeçari K.P e ka sulmuar ndërsa sulmi është xhiruar edhe nga kameramani i këtij televizioni, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Sulmuesi është arrestuar ndërsa më herët është njohur nga policia si problematik, pasi ka pasur të hapura dy lëndë./Telegrafi/