Pogba: Ja çfarë i thash Rooneyt para penalltisë

Paul Pogba ka zbuluar se Wayne Rooney e lejoi që të realizonte penaltinë në fitoren 4 me 1 të Manchester Unitedit kundër Fenerbaçes në Ligën e Europës.

Francezi ka thënë se e kishte pyetur kapitenin për të realizuar penaltinë e parë në ndeshjen kundër turqve.

“I thash Waynet se unë dua ta realizoj penaltinë dhe ai më lejoi. Jam shumë i lumtur që shënova at penalti dhe është respekt që më lejoi një lojtar si ai. Jam shumë krenar”, ka thënë Pogba.