Marotta e ‘konfirmon’ transferimin e Silvas në Juventus

Giuseppe Marotta, drejtori sportiv i Juventusit, nuk e ka përjashtuar mundësin e transferimit të Thiago Silvas nga Paris Saint-Germain

Thiago Silva pritet të largohet nga Paris Saint-Germain në fund të sezonit. Kurse, braziliani pritet të rikthehet në Serie A, pasi Juventusi dëshiron ta transferoj në radhët e saja. Këtë e ka konfirmuar edhe drejtori sportiv i Bianconerëve, Giuseppe Marotta.

„Thiago Silva është një lojtar i jashtëzakonshëm dhe unë nuk e di se cilat janë qëllimet  e PSG-së për të ardhmen,“ ka deklaruar ai për Rai.

„Kjo mund të jetë një mundësi siç kemi pasur në të kaluarën me Pirlon. Nga shumë njerëz lojtari konsiderohej si i harxhuar, por doli të jetë një marrëveshje e madhe në një transferim të lirë për ne.“, ka theksuar ai.