Plagosja e djalit dje në Prishtinë erdhi si shkak i ngacmimit të një vajze

Die beiden Männer bedrohten die Bankangestellten mit einer Pistole (Symbolbild).

Një plagosje e rëndë ka ndodhur dje rreth orës 16:00 në Prishtinë. Një 19 vjeçar është plagosur me armë zjarri nga një person i cili është i njohur tashmë për policinë.

Rastin e ka konfirmuar për zeri.info zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka thënë se cak i sulmit ka qenë një 19 vjeçar.

Ndonëse Policia nuk ka treguar arsyet e këtij rasti, zeri.info mëson se deri tek plagosja e të riut nga Prishtina ka ardhur për motive morale.

Një banor i cili jeton afër vendit ku ka ndodhur ngjarja, por i cili ka dashur të jetë anonim ka treguar se deri tek incidenti ka ardhur si pasojë e ngacmimit të një vajze nga familja e të plagosurit.

Ndër të tjera i plagosuri ndodhet në QKUK dhe është jashtë rrezikut për jetë./ZERI