Adoleshenti Portier zgjohet nga koma, flet një gjuhë të re (Video)

Një adoleshent është zgjuar nga koma duke e folur gjuhën spanjolle mjaft rrjedhshëm, pasi që kishte humbur vetëdijen gjatë një ndeshje futbolli.

Portieri Reuben Nsemoh, 16-vjeçar, ishte goditur aksidentalisht nga një lojtar tjetër gjatë një dueli brenda zonës së penaltisë.

Trajneri i Reuben, Bruno Kalonji ka thënë për “ËSB TV” se adoleshenti nuk kishte marrë frymë disa herë pas lëndimit.

Pasi që është zgjuar nga koma, ai nuk ka mundur të flasë më anglisht, por vetëm spanjollisht, dhe atë rrjedhshëm, edhe pse kurrë nuk kishte folur spanjollisht më parë.

Megjithatë, pas disa ditës, aftësitë e tij për të folur anglisht janë kthyer, ndërsa zotërimi i tij i spanjishtes është zbehur.