E diela mund të sqarojë shumëçka

Lufta si për titull, ashtu edhe për ekzistencë, çdo herë e më e ashpër.

Strategu i njohur kosovar, Gani Sejdiu, rikthehet në terrenin që e njeh më së miri, atë në Mitrovicë, por këtë herë si kundërshtar, pasi udhëheq skuadrën pejane dhe duke e ditur sesa të rëndësishme janë pikët për ekipin e tij, ai e ka studiuar detajisht Trepçën’89, në mënyrë që t’i marrë pikët.

Jemi vetëm në javën e 10-të të Vala Superligës së Kosovës në futboll dhe deri në fund të kampionatit kanë mbetur edhe shumë ndeshje për t’u zhvilluar. Megjithatë, kjo javë mund t’u japë një qasje të qartë garave. Besohet shumë se pas ndeshjeve të sotme, klubet do ta kenë një pasqyrë reale për forcën e tyre dhe pikërisht nga këtu edhe do të vendosin për objektiva të sakta. Shumë skuadra në fillim të garave hapur kanë shpallur kandidaturën për titull, por që starti solli diçka tjetër, ndërsa disa ekipe të tjera që ishin jo shumë të zhurmshme po tregojnë nivel të lartë. Ndeshja e sotme, që zhvillohet në Mitrovicë, ndërmjet Trepçës’89 e Besës saktë do të tregojë nëse mitrovicasit me meritë janë liderë të tabelës apo jo, kjo pasi Besa si një rivale e madhe, fuqishëm do ta testojë forcën e tyre.

Trepçën’89 e Besën vetëm fitorja i kënaq Strategu i njohur kosovar, Gani Sejdiu, rikthehet në terrenin që e njeh më së miri, atë në Mitrovicë,por këtë herë si kundërshtar, pasi udhëheq skuadrën pejane dhe duke e ditur sesa të rëndësishme janë pikët për ekipin e tij, ai duket se e ka studiuar detajisht Trepçën’89, në mënyrë që t’i marrë pikët. Për Besën kjo ndeshje është më se e rëndësishme, pasi në rast humbjeje ajo përfundimisht do të bënte një hap të madh drejt largimit nga objektivat që ka, në anën tjetër në rast fitoreje motivi i ekipit do të kthehej në maksimum, kështu që vazhdimi i garave do të ishte krejt ndryshe për pejanët. Kjo edhe është arsyeja që ndeshja Trepça’89 – Besa të mos cilësohet vetëm një ndeshje e zakonshme, por takim që mund të vendosë shumëçka. Të kujtojmë se aktualisht renditjes i prin Trepça’89, dhe do të këmbëngul ta ruajë diferencën me Prishtinën e Feronikelin, derisa Besa assesi nuk guxon të humbas pikë, pasi gjendet në pozitën e 5- të dhe është plot 8 pikë mbrapa mitrovicasve, dhe edhe një humbje tjetër, maksimalisht do t’ia humbiste shpresat Besës për vendin e parë.

Luftë e ashpër edhe për ekzistencë Pa dyshim sivjet një luftë e ashpër dhe e pakompromis do të jetë edhe për ekzistencë, pasi shumë skuadra gjenden në një pozitë që nuk e kanë të sigurt mbijetesën në elitën e futbollit. Rreziku më i madh vjen për Trepçën e Hajvalinë, të cilat po përballen me probleme të mëdha. Humbja e Trepçës dje nga Prishtina e ka fundosur këtë ekip në tabelë, derisa Hajvalia sot ka një udhë- tim të vështirë ku ndeshet me Gjilanin dhe bazuar në rrjedhën e paraqitjeve të deritashme të Hajvalisë, vështirë të besohet se Gjilani do të lejojë t’i ikin pikët. Gjilani, i cili pati një start të mirë, kohëve të fundit po shfaq probleme në lojë dhe kjo ka bërë që gjilanasit të mobilizohen maksimalisht pasi çdo pikë e humbur në këtë fazë do të jetë pothuaj e parikuperueshme në vazhdim të garave. Një sfidë tjetër që mund të ofrojë një pasqyre reale për të ardhmen e ekipeve është edhe ai ndërmjet Ferizajt e Llapit. Skuadra llapjane po shfaq lojë shumë të mira, por nëse sot pëson humbje atëherë përfundimisht mund të thuhet se nuk është skuadër në luftë për titull, derisa për Ferizajt një humbje e mundshme në fushën e vet, atëherë përfundimisht do t’ia rrezikonte statusin e skuadrës elite të futbollit.