Nuk këndellet Manchester City !

Manchester City ka dështuar të marrë më shumë se një pikë edhe në xhiron e nëntë të Premierligës

Pa barazimit 1:1 me Evertonin në xhiron e tetë, Manchester City ka barazuar me të njëjtin rezultat edhe në xhiron e nëntë të Premierligës. Kësaj radhe ekipi i Pep Guardiolës u ndal në shtëpi nga Southamptoni.

Golin për Cityn e shënoi i riu Kelechi Iheanacho në minutën e 55’të, derisa për Southamptonin shënoi Nathan Redmond në pjesën e parë.

Kjo ishte ndeshja e tretë për Cityn që nuk fiton në Premierligë dhe e pesta në të gjitha garat.

Pavarësisht këtij barazimi, City ndodhet në pozitën e parë me pikë të barabarta me Arsenalin e Liverpoolin, nga 20 gjithsej.