Roshi dhe Balaj shënojnë dy gola spektakolar në kampionatin rus (Video)

Bekim Balaj dhe Odise Roshi kanë shënuar dy gola për t’u mbajtur mend në kampionatin rus me fanellën e Terek Groznit. Bomberi shkodran shënoi një gol pas një zhytje me kokë, duke shtangur portierin kundërshtar. Në këtë ndeshje protagonist u bë edhe Odise Roshi, i cili pas një gjuajtje fluturimthi shënoi një gol të shkëlqyer në minutat shtesë.

Ky ishte goli i katërt në kampionat për Balajn dhe i pari për Roshin, dy lojtarët kuqezi që u blen në verë nga ekipi kroat i Rijekës. Forma e dy lojtarëve është një lajm i mirë edhe për De Biazin, që pas disa javësh do të përballet në “Loro Boriçi” me Izraelin, në kuadër të eliminatoreve të Botërorit “Rusi 2018