Sulmuesi i Kosovës shënon gol të bukur në fitoren e Twentes (Video)

Bersant Celina ka vazhduar me formën e mirë në kampionatin holandez

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës në futboll, Bersant Celina, ka vazhduar formën e lartë në kampionatin holandez, i cili ka shënuar sërish gol për Twenten.

Ai shënoi golin e dytë në fitoren prej 0-2 të Twentes në udhëtim të G.A. Eagles. Golin e parë e shënoi Yeboah në minutën e 44, kurse Celina shënoi në minutën e 89.

Pas kësaj fitore Twente renditet në vendin e pestë me 17 pikë.