Aktori i njohur Shqiptar rrihet në rrugë (Foto)

Aktori Laert Vasili ka rënë pre e dhunës një natë më parë.

Laert Vasili ka denoncuar në komisariatin nr. 1 se është goditur në mes të rrugës nga persona ende i paidentifikuar.

42-vjeçari Laert Vasili ka bërë denoncim se në rrugën “Shyqyri Ishmi”, është goditur me grusht në kokë. Gjatë marrjes në pyetje ai ka deklaruar se nuk ka asnjë konflikt, ndaj nuk e di se nga i ka ardhur kjo gjë. Policia po punon për kapjen e personit që dhunoi aktorin. Dyshohet se ka qenë një person që e ka goditur dhe një tjetër që e ka ndihmuar agresorin të largohet.

1395355-10152919372203913-4893222065830540748-n-e1477299301552-550x354