Këta janë lojtarët më të paguar në botë, nuk bëhet fjalë për Messin e Ronaldon

Shuma të çmendura parash viteve të fundit po investohen në futboll.

Ekipet e futbollit nuk po e kanë problem të thyejnë rekorde duke bërë transferime marramendëse në blerjen e lojtarëve, e po ashtu edhe në pagat e tyre.

Viteve të fundit investime të mëdha po bëhen në futbollin kinez.

Pikërisht në Kinë, ndodhen dy futbollistët më të paguar në botë, që lënë pas edhe më të mirët e këtij sporti, Cristiano Ronaldon dhe Lionel Messin.

Sulmuesi brazilian Hulk, paguhet 320 funte në javë te skuadra Shanghai SIPG, ndërsa Graziano Pelle 290 mijë funte te Shandong Luneng.

Futbollisti i tretë më i paguar, është Paul Pogba, me 290 mijë funte në javë, pas tij vjen Ronaldo me 288 mijë, Neymar dhe Messi me nga 275 mijë, Rooney me 260 mijë funte në javë, Yaya Toure 230, njëjtë Aguero, ndërsa futbollisti i dhjetë më i paguar, është Asamoah Gyan, me 227 mijë, edhe ky te skuadra Shanghai SIPG.

Dhjetë futbollistët më të paguar në botë:

1 Hulk ( “Shanghai SIPG”) – 320 000 £ një javë
2 Graziano Pelle ( “Shandong Luneng”) – 290,000
2 Paul Pogba ( “Manchester United”) – 290 000
4 Cristiano Ronaldo (Real Madrid) – 288 000
5 Neymar (Barcelona) – 275 000
5 Lionel Messi (Barcelona ) – 275 000
7 Wayne Rooney ( “Manchester United”) – 260 000
8 Yaya Toure (Manchester City) – 230 000
8 Sergio Aguero (Manchester City) – 230 000
10 Asamoah Gyan ( “Shanghai SIPG”) – 227000