Robert Berisha po drekon me… (Foto)

Intstrumentisi e së fundmi edhe këngëtari Robert Berisha për vite të tëra ishte e po vazhdon të mbetet temë kryesore e mediave rozë.

Kjo edhe për faktin e lidhjes së tij disavjeçare me këngëtaren Nora Istrefi e cila tash e disa vite u shndërrua edhe në martesë.

Roberti pasi që gjindet tash e disa vite në rrjedha të muzikës ndër vite ka krijuar shoqëri me një pjesë të madhe të artistëve tanë me të cilët shihet edhe shpeshherë së bashku.

Njejt ndodhi edhe sot teksa këngëtari publikoi një fotografi duke drekuar me kolegët e tij Ermal Fejzullahun, Ledri Vulën, Dj-in personal të Ledrit, Gramo F, si dhe një mik tjetër të tyre.

Ata po drekonin në njërin prej vendeve më të mira në lagjen Marigona ku së fundmi këngëtari u transferua që të jetojë së bashku me familjen e tij.

Raportet e mira me kolegët janë edhe një arsye më tepër për të qenë i suksesshëm në fushën e muzikës e duket se në këtë aspekt Roberti nuk qëndron fare keq

14723091-321984091503912-6142946562164129792-n