Bayer Leverkusen eliminohet nga Kupa e Gjermanisë

Është Bayer Leverkusen surpriza e madhe e ruandit të 1/16-ave të Kupës së Gjermanisë. Skuadra e Roger Schmitd u eliminua në mënyrë të pabesueshme nga kompeticioni pasi u mposht pas goditjes së 11-metërshave nga ekipi i kategorisë së Tretë, Sportfreunde Lotte. Pas Werder Bremen-it skuadra e drejtuar nga trajneri Ismail Atalan surprizoi sërish duke nxjerrë jashtë Kupës së Gjermanisë edhe Aspirinat. Në ConecctM-Arena, Bayer Leverkusen zhbllokoi shifrat pas vetëm 25 minutash lojë me Kevin Volland që përfitoi nga asisti i Kiessling. Një gol i shpejtë ky i Asprinave që krijoi idenë se për Leverkusenin do të ishte  një ndeshje e lehtë. Por vendasit e Sportfreunde Lotte nuk u dorëzuan dhe të shtyrë edhe nga publiku i zjarrtë në shkallët e stadiumit barazuan shifrat në fillimin e pjesës së dytë falë autogolit të Hilbert. Në të 77-tën gjërat u bënë më të vështira për vendasit që mbetën me një lojtar më pak pas daljes me karton të kuq të Wendel. Por Leverkusen nuk arriti të përfionte nga inferioriteti numerik dhe ndeshja shkoi në shtesë. Në të 95-tën Volland shënoi sërish për miqtë por Freiberger barazoi rezultatin në fundin e shtesës së parë. Për të përcaktuar skuadrën fituese u nevojit goditja e penalltive aty ku vendasit e Lotte u treguan më të saktë duke fituar 4-3 dhe duke avancuar më tej.