E tmerrshme Deri kur në lloç?

Viti i ardhshëm shpresohet të sjellë investime në infrastrukturë
Nëse në Evropë shohim duke u zhvilluar ndeshjet e futbollit në fusha te gjelbra, tek ne po ndodh e kundërta!

Fushat, në të cilat po zhvillohet futbolli ynë, kanë marrë një ngjyrë krejt tjetër dhe lidhje me të gjelbrën nuk kanë. Tash kur jemi në fazën e dimrit dhe moti është i keq, balta sikur e ka përpirë barin, duke bërë kështu që loja e futbollit të zhvillohet në lloç, gjë që maksimalisht është duke ia humbur imazhin vendin tonë. Edhe pse jemi pjesë e UEFA-s e FIFA-s, elita e futbollit kosovar po luhet në kushte ekstreme, dhe është jo korrekte që lojtarët dhe ekipet të kritikohen për lojë të dobët që po tregojnë, pasi në këso fusha, as Barcelona e as Real Madrid-i, nuk do të mund të tregonin futboll të mirë. Ish- futbollisti i njohur, tash trajner, Arsim Abazi është lodhur nga kjo gjendje e futbollit tonë, duke thënë se është momenti i fundit që shteti të intervenojë dhe të investojë në infrastrukturë, pasi kështu vetëm sa po e çojmë dëm rinin tonë. Ky vikend që sapo lamë pas solli disa imazhe jashtëzakonisht të këqija, pasi lojtarët nuk dalloheshin nga njëri-tjetri për shkak të baltës që i kishte mbuluar, dhe për çudi ne ende vazhdojmë të komentojmë për cilësinë e futbollit. „Është gjynah për këta lojtarë se në çfarë fusha po luajnë, ne nuk kemi asnjë të drejtë të kërkojmë nga ta të luajnë më mirë. Ata, në këto kushte më shumë e kanë mendjen sesi t’i shpë- tojnë lëndimit sesa të luajnë“, ka thënë Arsim Abazi, i cili për një kohë të gjatë luajti në Turqi dhe shumë mirë e di se çfarë do të thonë për lojtarin kushtet e punës.

Koha për ndryshime

U bë bajat duke folur vazhdimisht nga pas lufta për fushat e përbaltura dhe asgjë nuk po arrihet. Është turp që në këtë kohë kur futbolli evropian pothuaj i ka kaluar do kufi të investimeve, ne flasim ende si ta heqim balten nga stadiumet. Shteti deri tash ka qenë në gjumë sa i përket infrastrukturës dhe kohëve të fundit kemi disa lëvizje dhe po shpresoj se do të ndërmerret diçka, pasi kështu nuk shkon“, ka thënë trajneri i Ferizajt, Arsim Abazi, skuadra e të cilit pikërisht në mungesë të kushteve po vuan për rezultate. „Sigurisht që fusha e keqe ndikon në lojë. Nuk them se kjo vlen vetëm për një ekip, por për të gjitha, andaj duhet sa më shpejt të ndryshojnë gjërat, pasi në këso stadiume nuk ka shanse të ngrihet niveli i lojës“, ka vlerësuar ish- futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës.

Fusha për kullosa, e jo për lojë futbolli

Ankesat e vazhdueshme të futbollistëve, të cilat deri më tash kanë hasur në vesh të shurdhër, sikur e kanë arritur kulmin. Sportistët tanë që tashmë janë të barabartë me të gjithë sportistët e botës, kërkojnë nga institucionet t’u krijojnë kushte, ndryshe nuk mund të kërkojmë rezultate nga ta, madje në çfarë kushte po luhet futbolli ynë, lojtarët rrezikojnë maksimalisht që karriera e tyre të ndërpritet në gjysmë, pasi rreziku për lëndim është shumë i madh. „Në perëndim këto fusha, në të cilat luajmë ne, nuk do të përdoreshin as për kullosa të kafshëve, pasi do ishte rrezik që të lëndohen. Vërtet, nëse dikush është meritor që futbolli ynë sot mbijeton, atëherë ata janë vetë futbollistët, të cilët sakrifikuan edhe shëndetin vetëm e vetëm që futbolli të luhet. Këta njerëz,që sot e udhëheqin shtetin, pikërisht për këtë sakrificë të madhe është dashur që deri tash të krijojnë fusha të mira për t’u luajtur futboll. Ne nuk kemi asnjë të drejtë të kërkojmë nga lojtarët që në këto kushte të japim më shumë. Në disa stadiume nuk ka as ujë për pastrim pas ndeshjeve, kjo është e tepërt“, ka përfunduar Abazi. Federata e Futbollit e Kosovës në pamundësi të investojë vetë në stadiume, ajo vazhdimisht u bën thirrje institucioneve ta bëjnë një gjë të tillë. Tashmë është premtuar se nga viti i ardhshëm do të kemi një stadium të kategorisë së katërt, në të cilin zhvillohen ndeshjet e kombëtareve. Të kujtomë se në stadiumet e kategorisë së tretë luhen ndeshjet e kupave evropiane për klube. Stadiumet e kategorisë së dytë shërbejnë për kampionatin vendor, ndërsa ato të kategorisë së parë vetëm për klube amatore. Ne për momentin kemi stadiume vetëm të kategorisë së parë, gjë që është për