Polici që po heton grabitjen e Kim Kardashian nuk e njeh atë

Shefi i policisë së Parisit që po heton grabitjen e bizhuterive me vlerë 8.5 milion dollarë të Kim Kardashian mesa duket nuk e ka dëgjuar më parë emrin e saj. Për të mirën e punës atij i është dashur të kërkojë në google emrin e saj dhe më pas ka kuptuar se për kë bëhej fjalë.

Shefi Christian Sainte kishte marrë një thirrje në 3 të mëngjesit, pak pasi u raportuar grabitja që ndodhi në hotelin e Kim. Atij i kanë thënë vetëm se bëhet fjalë për një grabitje që ka ndodhur zonjës Kardashian, që është e martuar me reperin Kanye West.