Mourinho: Pogba mund të jetë një qendërmbrojtës i jashtëzakonshëm (Foto)

Jose Mourinho, menaxheri i Manchester Unitedit, mendon se Paul Pogba do të shkëlqente si qendërmbrojtës

Paul Pogba nuk po e gjen veten te Manchester Untied që prej transferimit nga Juventusi gjatë verës për 100 milionë euro.

Gjatë këtyre ditëve është debatuar shumë për pozicionin, në të cilën luan reprezentuesi francez.

Kurse, menaxheri i Manchester United, Jose Mourinho, beson se Pogba ka të gjitha atributet për të qenë një „qendërmbrojtës fenomenal“.

„Ai është një lojtar i madh dhe unë mendoj se ai mund të jetë edhe një qendërmbrojtës i jashtëzakonshëm. Ai mund të luajë në shumë pozicione”, ka deklaruar Mourinho për „Sky Sports“.