Në NBA Thyhet një rekord !

Me tri ndeshjet e mbrëmshme, ka startuar sezoni i ri në ligën më të fortë të basketbollit në botë.

Ajo çka e ka bërë të veçantë këtë sezon janë numri i basketbollistëve joamerikan që paraqiten për ekipet e NBA ligës.

Këtë sezon do të paraqiten 113 basketbollistë të huaj duke u ngritur numri për 12 lojtarë më shumë, ndërsa vijnë prej 41 shteteve të ndryshme nga të gjitha kontinentet.

Kanada prin me 11 basketbollistë, Franca ka dhjetë ndërsa Brazili me nëntë dhe Australia me tetë.

Ndërsa klubi që ka më së shumti lojtar të huaj ka Utah Jazz me shtatë basketbollistë ndërsa me nga gjashtë lojtarë janë Dallas Mavericks, Denver Nuggets, Oklahoma City Thunder, Orlando Magic, Philadelphia 76ers, San Antonio Spurs dhe Toronto Raptors.