Serbët shkarkojnë kryetarin e Volejbollit sherri i Kosovës (Foto)

Nenad Golijanin nuk është më President i Federatës së Volejbollit të Serbisë

Numri një i Federatës së Volejbollit të Serbisë, Nenad Golijanin është shkarkuar nga delegatët e pranishëm në asamblenë e mbajtur në Beograd.

Ky shkarkim ka ardhur, pasi Golijanin kishte abstenuar gjatë votimit për pranimin e Federatës së Volejbollit të Kosovës në Federatën Ndërkombëtare të Volejbollit (FIVB) në Kongresin e kësaj të fundit në Buenos Aires.

Brenda 60 ditëve, komision i krijuar nga kjo asamble e jashtëzakonshme, duhet të mbajë zgjedhjet për kryetarin e ri të Federatës së Volejbollit të Serbisë, shkruan „Blic.rs“.

untitled_1477481560-5170894-1