Shkëlzen Gashi, kandidat për një çmim të madh në Amerikë (Video)

Shkëlzen Gashi është kandidat për „Golin e vitit“ në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Shkëlzen Gashi vazhdon të jetojë ëndrrën amerikane. Pasi u shpall “Lojtari më i mirë” te Colorado Rapids për këtë sezon, sulmuesi shqiptar e sheh veten përkrah yjeve më të mëdhenj të Major League Socer.

Nga braziliani Kaka, te kapiteni legjendar i Liverpool, Stiven Gerrard, për të vazhduar me emra të tjerë të mëdhenj të futbollit botëror, si: Didier Drogba, Sebastian Giovincio apo David Villa e Giovani Dos Santos.

Shkëlzen Gashi është nominuar në garën për çmimin “Goli më i bukur i vitit” në kampionatin amerikan, aty ku konkurrenca është mjaft e madhe.

Përveç Gashit, për këtë çmim janë nominuar edhe yjet, si: Steven  Gerrard, Kaka, Sebastian Giovinco, David Villa e Didier Drogba.