De Biazi: Jemi në kërkim të talenteve

epa04969736 Albania's head coach Giovanni De Biasi reacts during the UEFA EURO 2016 qualifying group I soccer match between Albania and Serbia in Elbasan, Albania, 08 October 2015. Serbia won 2-0. EPA/ARMANDO BABANI

Xhani De Biazi flet për Shqipërinë, teksa ndiqte 17-vjeçarët shqiptarë në Itali. Në një intervistë për mediat italiane ai shprehet: “Prej katër vitesh po punojmë për afrimin e të rinjve në Kombëtare.

Paolo Tramexani prej dy vitesh është drejtues teknik i sektorit të të rinjve dhe po bën një punë shumë të mirë në këtë drejtim. Po punojmë te cilësia, për të krijuar një strukturë të re dhe për t’i transmetuar një mentalitet të ri këtyre të rinjve. Kemi shumë talente të shpërndarë nëpër Europë dhe gjithmonë provojmë të organizojmë seleksionime në shtete të ndryshme, për të rritur nivelin teknik të skuadrës”, është shprehur Xhani De Biazi.