Ky veprim i gjyqtarit të ndeshjes United-City, po bëhet hit në rrjetet sociale

Ai është një nga gjyqtarët më të njohur, i cili për shumë vite drejton drejtësi në nivelin më të lartë të futbollit anglez.

Mike Dean gjykoi ndeshjen e rivalëve lokal të qytetit të Manchesterit, Unitedit dhe Cityt.

Dean ka bërë një veprim të pazakontë para fillimit të ndeshjes, e cila gjë po bëhet hit në rrjetet sociale.

Ai nuhat për së afërmi këmishën e kolegut të tij, duke zbuluar se ai është parfumosur me parfumin e linjës ‘David Beckham’.

Ndryshe, United përmes golit të Juan Matas triumfoi me rezultat 1-0 ndaj Citizens në Kupën e Ligës.