Ndërron jetë ish-drejtori i RTK’së, Agim Zatriqi

Në moshën 66 vjeçare ka ndërruar jetë Ish-drejtori i Radio Televizionit të Kosovës, Agim Zatriqi. Varrimi i Zatriqit do të bëhet nesër në varrezat e Prishtinës.

Ai ka qenë kryetar i Lidhjes së Rinisë Socialiste të Jugosllavisë në Kosovë, më pas ishte pjesë e Qendrës “Gani Bobi”, kurse pasluftës u zgjodh drejtor i përgjithshëm i Radio Televizionit të Kosovës.