Vazhdon interesimi i Liverpoolit për Coric

Ante Coric, Croatia

Liverpooli do të provojë edhe një herë për Ante Coric gjatë janarit.

Kroati shikohet nga Reds si një nga ata lojtarët që do të lënë gjurmë në futbollin evropian në të ardhmen dhe kështu e duan me çdo kusht.

Pavarësisht se lojtari ka kontratë me Dinamon e Zagrebit deri në 30 qershor të 2020 oferta e klubit anglez pritet të jetë e mjaftueshme që klubi korat të bindet për ta liruar Coricin.

Për mesfushorin e talentuar ka shfaqur interesim edhe Manchester City, ndërsa vlera e tij është rreth 12 milionë euro.