Zajmina Vasjari po shijon ‘beqarinë’ (Video)

Zajmina Vasjari për të cilën u shkruajt se i ka dhënë fund një lidhje të gjatë më shumë se 6 vite me një biznesmen shqiptar, që nuk u bë publik asnjëherë, po vijon pushimet e saj në vendet arabe.

Pak ditë më arë së bashku me Françeska Jaçen ato ndodheshin në Dubai për të shijuar disa ditë të nxehta si dhe për të promovuar disa nga veshjet që Zajmina ekspozon në biznesin e saj. Por mesa duket kjo vetmi Zajminës po i pëlqen dhe momentet e bukura që po kalon në pushime po i ndan edhe me ndjekësit e shumtë që ka në rrjetet sociale.