Zlatan Ibrahimovic shokon të gjithë:Do të tërhiqem nga futbolli

Bastian Schweinsteiger of Manchester United during the UEFA Champions League group B match between Manchester United and PSV Eindhoven on November 25, 2015 at Old Trafford in Manchester, England(Photo by VI Images via Getty Images)

Sulmuesi suedez, Zlatan Ibrahimovic pritet t’i japë fund karrierës si futbollist pas aventurës në Manchester United.

Shtatlarti po e luan stinorin e parë në karrierën tij në Ligën Premier derisa ka shprehur dëshirën ta fitojë këtë trofe.

Ai fillimisht ka theksuar se derbi i Manchesterit është i bukur dhe se shumë tifozë të Cityt kanë kaluar tek United pas mbërritjes së tij.

Derbi të bën të ndihesh i gjallë. Është gjithmonë bukur ta luash dhe unë mund të them se kam fituar shumë përballje të tilla gjatë karrierës sime”, deklaroi Ibrahimovic.

“Prej se jam transferuar në Manchester United, njoh shumë tifozë të Cityt që na janë bashkuar”.

“Dua ta fitojë Ligën Premier dhe pastaj do të tërhiqem nga futbolli”, ka përfunduar Ibrahimovic.

Suedezi 35-vjeçar, ka fituar Serie A, La Ligën spanjolle, Ligue 1 në Francë si dhe kampionatin holandez me Ajaxin.