2po2: “Serbia po përçan Shqipërinë nga Kosova” (Foto)

Reperi 2po2 edhe pse ka kohë që nuk jeton më në Kosovë vazhdon të mbështesi vendin e tij nëpërmjet muzikës që bën. Mbrëmjen e djeshme ai ka ndjekur me shumë interes intervistën e kryeministrit Rama në Klan Kosova dhe ka arritur në një përfundim.

“Nga emisioni zona e debatit ku mysafir është Edi Rama,erdha në përfundim që Serbia po arrin me bo përçarje Kosovë-Shqipëri.”- ka shkruar ai në një foto test që ka shpërndarë në Instagram.

Edhe pse mesazhi i tij ka qenë i qartë nuk dihet çfarë ka ndodhur më pas që e ka shtyrë reperin ta shuaj foton nga rrjeti social.

auto_2po2_1477636986-2751066-3006666x1911477671414