Kanavaro ëndërron të drejtojë Italinë dhe Realin

Fabio Kanavaro ka thënë se ëndrra e tij është që një ditë të jetë trajner i Italisë dhe i Real Madrid. Ai aktualisht është trajneri i ekipit kinez Tianjin Quanjian, të cilën e ka ngjitur një kategori, duke e çuar në Superioren e Kinës.

Legjenda e futbollit italian e ka bërë të qartë se ambiciet e tij janë më të mëdha. “Unë kam dhënë çdo gjë për atë ekip që drejtoj dhe se kam mundur ta ngjis një kategori, me punë dhe vullnet. Ëndrra ime është të drejtoj Italinë dhe Realin e Madridit”, ka thënë Kanavaro, shkruan “Futboll Italia”. Ish-mbrojtësi i Italisë beson se një ditë do të arrijë më shumë nga se ka arritur deri tani.