Shqiptari që mahniti jurinë e The Voice në Gjermani (Video)

Shpresim Ahmeti quhet djali i cili arriti të kthente të pestë anëtarët e jurisë në konkursin e talenteve The Voice në Gjermani. Ai është një student shqiptar që studion aty.

Mbrëmjen e djeshme, i riu ka dalë në skenën e shfaqen së tretë të sezonit të gjashtë të “The Voice of Germany” dhe ka mahnitur jurinë e publikun me zërin e tij.

Talenti i 18-vjeçarit ka marrë vëmendjen e mediave gjermane që kanë shkruar për “zërin e tij brilant”.