Barcelona fiton me rezultat minimal

Barcelona ka marrë tre pikë në xhiron e dhjetë në La Liga, pasi e mposhti në ‘Camp Nou’ Granadan me rezultat minimal 1:0

Barcelona vazhdon të jetë në hap me liderin Real Madridin, të cilët kanë arritur një tjetër fitore në La Liga. Katalunasit kanë fituar me rezultat minimal 1:0 në ‘Camp Nou’ ndaj Granadas, ku golin e vetëm e shënoi Rafinha në minutën e 49’të.

Pas kësaj fitoreje, Barcelona ka rrëmbyer pozitën e dytë në renditje me 22 pikë, dy më pak se Real Madridi.