Barcelona ia kishte rrëmbyer nga duart dy yje Real Madridit (Foto)

Sergio Busquets dhe Sergi Roberto ishin pranë transferimit te Real Madridi

Manuel Angel Romero, ish skauti i Real Madridit, ka zbuluar se ishte afër që t’i transferoj në Santiago Bernabeu dyshen Sergio Busquets dhe Sergi Roberto.

Por, Barcelona ishte treguar më e shpejtë duke transferuar në Camp Nou Busquets dhe Roberton.

“Ne e ftuar Busquets në prova, por Barcelona reagoi duke e transferuar pa e provuar. Po ashtu, ne ishim afër që ta transferonim edhe Roberton”, ka zbuluar Romero në një intervistë për Cadena SER.

Busquets ishte bashkuar me Barcelonën në vitin 2005 nga ekipi i panjohur, Jàbac Terrass, kurse  Roberto ishte transferuar në Camp Npu në vitin 2006 nga Gimnastic.

untitled_1477729074-2982359