Kim Kardashian është gati për t’u rikthyer!

Duket sikur gjërat kanë filluar të përmirësohen.

Thuhet se Kim Kardashian po kthehet sërish në një jetë normale.

Pas grabitjes traumatike në fillim të këtij muaji, Kim ka qëndruar jashtë medieve sociale dhe nuk është parë më në publik.

Megjithatë, në natën e enjte, ajo është parë në koncertin e bashkëshortit të saj në L.A.

E shoqëruar nga vajzat e saj, ajo është parë edhe me policë dhe roje të sigurisë në një makinë të cilët ishin duke pritur për të!

Duke për Entertainmet Tonight, një burim ka thënë se ajo është e etur për t’u rikthyer sërish në një jetë normale – por ajo ishte duke shijuar qetësinë relative të jetës familjare.

“Kim definitivisht po rikthehet në jetën e saj normale, pak nga pak”.

“Kanë kaluar pothuajse një muaj që kur ka ndodhur grabitja dhe pushimi ishte patjetër i nevojshëm”.

“Ajo me të vërtetë nuk ka pasur shans për të shpenzuar kohë me fëmijët e saj. Kjo ishte hera e parë që Kim ishte një person normal. Ajo është vërtetë e lumtur që ishte në gjendje për ta bërë këtë”.

Kim pritet të flasë rreth detajeve të grabitjes në një intervistë ekskluzive.