Mbyllet ndeshje fiton Liverpooli

Liverpooli ka shënuar një fitore të rëndësishme në luftë për titull pasi e ka mposhtur Cristal Palace me rezultat 4:2.

……….

 

Liverpool ka dyfishuar epërsinë pasi tash udhëheq me rezultat 4:2 kur po zhvillohet minuta e 74-të dhe kështu është shumë afër tri pikëve të reja të cilat e mbajnë në pjesën e epërme të tabelës. Roberto Firmino ka shënuar golin e katërt për skuadrën e Jurgen Klopp.

…..

Plot pesë gola në 45 minutëshin  e parë janë shënuar në sfidën Cristal Palac – Liverpool. Është skuadra e Liverpoolit që për herë të tretë ka kaluar në epërsi. Tash po udhëheq me rezultat 3:2 me golin e shënuar nga Matip.

 

………

 

Një ndeshje e jashtëzakonshme po zhvillohet ndërmjet Cristal Palacit e Liverpoolit. Kur po zhvillohet minuta e 31-të, rezultati është i barabartë 2:2. Vendasit kanë arritur dy herë ta shkrijnë epërsinë  e Liverpoli-t e cila udhëhiqte fillimisht 1:0 e pastaj 2:1.