Ronaldo shkëlqen në fitoren e Real Madridit (Video)

Real Madridi ka vazhduar me fitore në La Liga

Ekipi i Zinedine Zidane ka vazhduar me formën e mirë në La Liga. Reali mposhti 4:1 si mysafirë Alavesin, ku tre gola i shënoi Cristiano Ronaldo dhe një tjetër Alvaro Morata.

Portugezi kishte mundësin që të shënonte katër gola këtë mbrëmje, por dështoi nga pika e bardhë në minutën e 79’të.