Amir Abrashi feston me fitore golin e parë në Bundesligën

Mesfushori i kombëtares shqiptare, i cili aktivizohet me skuadrën e Frajburgut në kampionatin gjerman të futbollit, Amir Abrashi i ka dhënë fund mungesës së golit, duke realizuar, ndërsa Frajburg kanë fituar me rezultatin 1-3 ndaj Verder Bremenit në transfertë.

Goli i mesfushorit shqiptar ishte i treti për skuadrën e tij në këtë takim, duke sigluar kështu rezultatin përfundimtar të takimit, që u mbyll me një fitore të çmuar.