Çiljeta konfirmon faktin se femrat janë gjithmonë vonë dhe i lënë gjërat për momentin e fundit (Video)

Është i njohur fakti se femrat janë gjithmonë vonë dhe përherë i lënë gjërat për momentin e fundit, ndërsa këtë e ka dëshmuar edhe Çiljeta Xhilaga.

Këngëtarja e ka publikuar një video në rrjetet sociale, ku shfaqet duke vozitur, teksa njërën dorë e shfrytëzon për të bërë makijazhin.

“Rrugës për Elbasan. Kështu kur i le gjërat për sekonda të fundit”, shkruan në përshkrimin e videos.

Ndërkaq, në një postim të mëhershëm, Çili ka publikuar një thënie mjaft interesante.

“Çdo njeri ka dy buzëqeshje: Të buzëve që ia jep kujtdo dhe të syve që ua jep vetëm njerëzve më të rëndësishëm”, ka shkruar këngëtarja. /Telegrafi/