Endri dhe Fero publikojnë klipin e ri “S’du me ni” (Video)

Artistët e rinj Endri Elshani dhe Fero kanë publikuar videoklipin e tyre më të ri “S’du me ni”.

Kënga është punuar nga Zzap dhe Chriss, gjersa tekstin e kanë shkruar Fero, Getinjo dhe Mozzik.

Videoklipi është punuar me mjaft mjeshtri nga XL Films.

 

Projekti “S’du me ni” ka prezantuar gjithashtu për herë të parë para publikut artistin më të ri të “On Records”, Feron. /Telegrafi/