Fiton Milani, ndalet Roma

Milani i është kthyer fitoreve pas humbjes 3:0 nga Genoa në xhiron e dhjetë në Serie A. Këtë herë ekipi nga Milano fitoi 1:0 ndaj Pescaras. Të vetmin gol e shënoi Bonaventura në minutën e 49-të.

Milani tani është i treti në tabelë me 22 pikë, një pas Romës që është e dyta, ndërsa Juve prin me 27 pikë.

Pas katër fitoreve rresht, Roma është ndalur me barazim nga Empoli. Skuadra kryeqytetase barazoi pa gola në kuadër të xhiros së 11 për të humbur rastin për të mbetur në hap me Juventusin në krye të tabelës.

Roma ka 23 pikë në pozitën e dytë, katër më pak se Juve që prin.